DhTIK kundër vendimit për KEK-un si Furnizues i Mundësisë së Fundit: “Tentim për të fshehur dështimet e liberalizimit të tregut”

Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 12 June 2025
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, që cakton Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhën 31 gusht 2025 – 31 janar 2026, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas DhTIK, ky vendim është një përpjekje për të kamufluar dështimet që kanë pasuar liberalizimin e tregut të energjisë elektrike – një proces që, sipas tyre, është nisur në mënyrë të ngutshme, arbitrare dhe pa analiza të mirëfillta.
“Ky është një tentim për të fshehur pasojat e vendimeve të papërgatitura, që po godasin direkt bizneset, punëtorët dhe qytetarët. Tashmë po përballemi me pasoja konkrete – biznese që mbyllen, vende pune që humben dhe investime që pezullohen,” thuhet në reagimin zyrtar.
DhTIK rikujton qëndrimin e saj të kahershëm që liberalizimi i tregut duhet të shtyhet të paktën për një vit, në mënyrë që institucionet dhe palët e interesit të përgatiten në aspektin teknik, ekonomik dhe ligjor.
Sipas tyre, edhe Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime për mënyrën si po zhvillohet ky proces, duke rekomanduar një qasje graduale dhe të kujdesshme dhe duke ofruar mbështetje financiare për tranzicionin.
DhTIK apelon për rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve, duke kërkuar që të dëgjohet zëri i sektorit privat për të shmangur dëme të mëtejshme për ekonominë e vendit./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...
-
Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028
Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvill...
-
Vrit*et Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin
Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paradi...
-
Shuhet zja*rri që shpërtheu në një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahi...
-
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë...
-
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të k...
-
“Zotëriu i parë” i Kosovës: 30 vite pas, Vuçiq vazhdon të ushqejë të njëjtat fantazi gjenocidale si Millosheviqi
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, e ka përkujtuar vikt...
-
Ish shefi i Policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative
Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar ng...
-
Kapet rreth një kilogram dro*gë në Pejë
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një b...
-
Digjen tej mase bjeshkët në mes Peshkopisë dhe Burrelit
Një zjarr masiv ka përfshirë sot bjeshkët në zonën midis Peshkopisë dhe Burre...
-
Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantë të rinj
Policia e Kosovës e ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të...