Inflacioni në eurozonë nën 2%, BQE ul normat për të tetën herë në një vit
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 05 June 2025
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit në 2%, në një përpjekje për të stimuluar rritjen ekonomike të ngadalësuar në zonën e euros, raporton Reuters.
Kjo ulje shënon të tetën me radhë brenda një viti, ndërsa BQE ka theksuar nevojën për të ulur koston e huamarrjes për 20 vendet anëtare, të goditura nga pasojat e luftës tregtare të nisur nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas vlerësimeve të Bashkimit Evropian, rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm në eurozonë, veçanërisht në Francë, Gjermani dhe Itali, ndërsa parashikimet për vitin e ardhshëm mbeten të dobëta.
BQE ka ulur normën kryesore të depozitës nga 2.25% në 2%, pasi inflacioni në eurozonë muajin e kaluar ka rënë në 1.9% – nën objektivin prej 2% për herë të parë që nga shtatori i vitit të kaluar.
Banka ka paralajmëruar se tarifat amerikane do të godasin rritjen, por shpenzimet shtesë qeveritare në mbrojtje do të kompensojnë pjesërisht këtë efekt.
“Ndërsa pasiguria rreth politikave tregtare pritet të ndikojë negativisht në investimet e biznesit dhe eksportet, veçanërisht në afat të shkurtër, rritja e investimeve qeveritare në mbrojtje dhe infrastrukturë do të mbështesë gjithnjë e më shumë rritjen në afat mesëm,” ka thënë BQE.

T� tjera
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...





































