Ekskluzive: Prokuroria nisë hetime për dallaveret me kostot enorme të transportit të energjisë elektrike
Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 29 May 2025
Prokuroria Speciale tashmë ka nisur hetimet në lidhje me çmimet alarmante për transportin e energjisë elekrike nga kompania “Noa Trending Energy” dhe “EFT” pas raporteve zyrtare të publikuara nga “SEECAO” ku shihet se KESCO (Kosova) ka paguar çmimet më të larta në krahasim me vendet në rajon për të njëjtën periudhë kohore. Nisja e hetimeve u bë e ditur nga burime të Gazetës Infokus brenda Prokurorisë.
Bëhet fjalë per rastin e raportuar në media pas publikimit të raporteve zyrtare nga Zyra e Ankandeve për Evropën Juglindore ku sipas tyre transporti i energjisë elektrike nga Mali i Zi, Kosovës i kushtoi 2 milionë euro me shumë se Shqiperisë apo mbi 800 euro për 1 megavat energji elektrike, vetëm transporti pa llogaritur çmimin e energjisë elektrike.
Sipas raportimeve të Buletinit Ekonomik nga të dhënat e SEECAO, kompanitë “EFT” dhe “Noa Energy Trade”, ishin dy kompanitë që i kanë zotëruar linjat e transmisionit mes Malit të Zi dhe Kosovës gjatë vitit 2024.
Këto dy kompani, në të dhënat e publikuara në uebfaqen e SEECAO-s, shihet se i kanë blerë kapacitetet e transmisionit nga Mali i Zi drejt Kosovës përmes ankandit vjetor, por dominojnë edhe te ankandet mujore dhe ato ditore.
Në SEECAO, çmimi për kapacitete te ankandet vjetore për vitin 2024, është 1.11 euro për megavat/orë. Të ankandet mujore, nga të gjithë muajt e vitit 2024, çmimi nuk shkon në asnjë rast mbi 5 euro. Të njëjtat çmime për kapacitete janë edhe nëse analizohen ofertat e tregtarëve në SEECAO gjatë këtij viti. Por, ajo që ndodhi në raport me KESCO-n gjatë vitit 2024, përbën anomali në vete.
Në muajin dhjetor 2024, çmimi për bartjen e një megavati nga Mali i Zi drejt Kosovës përmes kompanisë Noa Energy Trade, shkoi deri në 798.32 euro. Kjo kishte ndodhur saktësisht më 24 dhjetor – mes orëve 10:00 të mëngjesit dhe orës 16:00 të pasdites. Për gjashtë orë rresht, KESCO pagoi nga 798.32 euro për ta sjellë një megavat në Kosovë nga Mali i Zi përmes NOA-s.
Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Speciale të cilët deri më tash as se kanë pohuar dhe as nuk e kanë mohuar nisjen e hetimeve.
Ndryshe, kostot e transportit të energjisë elektrike për vitin 2024 janë përmendur edhe në raportin e KESCO-s të dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), megjithatë ato paraqiten vetëm si mesatare vjetore. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2024, shpenzimet për transport arritën në 9.06 milionë euro – një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2023, kur ato ishin vetëm 0.9 milionë euro.
Një fenomen befasues në tregun energjetik të Kosovës gjatë viteve të fundit ka qenë pikërisht ngritja meteorike e kësaj kompanie “NOA Energy Trade”.
E regjistruar më 29 qershor 2021, NOA ishte fillimisht një kompani e panjohur, pa seli të dukshme fizike dhe me vetëm dy punëtorë të regjistruar. Megjithatë, brenda katër vitesh ajo u shndërrua në një nga 10 kompanitë me qarkullimin më të madh në vend .
Qysh në vitin e parë të operimit, NOA realizoi 54 milionë € të ardhura; vitin e dytë qarkullimi u rrit në 142 milionë €, dhe në vitin e tretë arriti rreth 161 milionë €. Kjo rritje e jashtëzakonshme financiare u arrit pothuaj ekskluzivisht përmes tregtimit të energjisë elektrike.
NOA siguroi kontrata fitimprurëse për furnizimin me energji të importuar, duke u bërë furnizuesi kryesor nga i cili Kosova blinte rrymë. Sipas të dhënave zyrtare, afro 90% e energjisë elektrike të importuar nga Kosova vitin e fundit erdhi përmes NOA-s.
Modusi operandi i NOA-s ka ngritur shumë pikëpyetje. Kjo kompani po ia shet energjinë Kosovës me një çmim jashtëzakonisht të lartë, deri në 225% mbi çmimin e tregut bursier . Një analizë e Buletinit Ekonomik zbuloi se në shtator 2024, NOA i faturoi KESCO-s (furnizuesit publik) energjinë me një çmim mesatar prej 345.33 € për MËh, ndërkohë që mesatarja mujore e bursës HUPEX për atë muaj ishte vetëm 106.11 € .
Brenda tri viteve, NOA grumbulloi qindra miliona euro fitime duke shfrytëzuar nevojën urgjente të vendit për import të energjisë gjatë krizave. Në vitin 2024, nga 68.9 milionë € që Kosovë importoi energji, mbi 62 milionë € shkuan për blerje përmes NOA Energy Trade . Kjo e pozicionoi NOA-n si aktorin dominues në tregtinë ndërkufitare të energjisë në Kosovë. Pas NOA-s, importuesi i dytë ishte kompania GEN me vetëm 6.2 milionë €, një diferencë e jashtëzakonshme./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...
-
EULEX dënon ngjarjen në Vitomiricë, po e monitoron nga afër rastin
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar...






























