Ekonomi

Muharremi: Institucionet fshehurazi na paskan rritur edhe tarifën fikse të energjisë – qytetarët po paguajnë haraç

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 23 May 2025

Eksperti i Ekonomisë, Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj rritjes së tarifës fikse në faturat e energjisë elektrike, duke e quajtur këtë veprim të institucioneve përgjegjëse si një barrë shtesë të padrejtë për qytetarët.

Sipas tij, përveç rritjes së çmimit të energjisë, qytetarëve u është shtuar edhe një tarifë fikse e rritur në mënyrë të fshehtë, shkruan Gazeta Infokus.

“Ka qenë 2 euro, tash është bërë 2.32 euro. Kjo mund të duket pak, por për 400 mijë konsumatorë, i bie rreth 1 milion euro në muaj, apo mbi 10 milionë euro në vit,” theksoi Muharremi.

-Advertisement-

Ai shtoi se kjo shumë nuk lidhet me konsumin real të energjisë, por është një taksë e re që rëndon më tej buxhetin e familjeve kosovare. “Këtë nuk e harxhojmë, është taksë shtesë. Haraç,” u shpreh ai.

Muharremi gjithashtu kritikoi ashpër shpenzimet qeveritare, duke përmendur pagesat e larta për zyra luksoze nëpër hotele: “Këta njerëz të papërgjegjshëm që paguajnë nga 150 mijë euro për zyra në hotele, me para të qytetarëve më të varfër në Europë, na e rritën edhe tarifën fikse.”

Ai kërkoi transparencë dhe përgjegjësi për vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike të qytetarëve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy