Ekonomi

Reagon Oda Ekonomike pasi Gjykata pezulloi vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë: Kërkon ndaljen e veprimeve që dëmtojnë bizneset

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 24 June 2025

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), i cili detyronte bizneset të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Në bazë të këtij vendimi, OEK i ka kërkuar ZRrE-së që të ndalë menjëherë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e ndërmarrjeve, si dhe të pezullojë zyrtarisht njoftimin për daljen në tregun e lirë.

“Oda Ekonomike e Kosovës nuk është kundër liberalizimit të tregut të energjisë, por ne kemi kërkuar vazhdimisht që ky proces të zhvillohet nëpërmjet një faze tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, e cila garanton stabilitet për bizneset dhe qytetarët,” thuhet në reagimin zyrtar.

-Advertisement-

OEK ka ftuar ZRrE-në për bashkëpunim të ngushtë në mënyrë që të hartohet një plan i përbashkët tranzicioni, i cili do të jetë i drejtë dhe i përshtatshëm për kapacitetet aktuale të sektorit privat në Kosovë.

Vendimi i Gjykatës Komerciale shihet si një hap i rëndësishëm për të parandaluar pasigurinë energjetike për bizneset dhe për të garantuar një qasje më të matur në reformat e tregut të energjisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera