Dy versionet për kërcënimin e sotëm, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”

Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 05 July 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe punonjësit e tjerë brenda objektit janë udhëzuar sot që të evakuohen nga ndërtesa e Kuvendit pas një kërcënimi me bombë.
Policia e Kosovës në përgjigjen e saj zyrtare lidhur me situatën ka bërë të ditur se bëhet fjalë për pranimin e një informate me sms për një kërcënim me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Megjithatë deputeti i LVV-së dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa ka dalë nga Kuvendi i Kosovës, i pyetur për formën e kërcënimit, ka thënë se sipas informacioneve që ka është bërë përmes një telefonate.
“Me sa e di unë, vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, ka thënë Konjufca.
Se bëhet fjalë për telefonatë e ka thënë edhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, në një prononcim për media ku ka njoftuar për vazhdimin e seancës në orën 20:00, ka thënë se bëhet fjalë për një kërcënim që ka ardhur përmes një telefonate.
Loshi ka thënë se personi që ka telefonuar ka folur në gjuhën angleze dhe ka thënë se një bombë në Kuvendin e Kosovës do të shpërthej brenda 10 minutave.
“Sipas njoftimit që është dhënë policia, ku është kërkuar evakuimi i menjëhershëm për shkak se në gjuhën angleze një person ka thirrur dhe ka thënë se një bombë është vendosur në Kuvendin e Kosovës dhe e njëjta do të shpërthejë në interval kohor pas 10 minutash”, ka thënë ai.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për sonte në orën 20:00.

Të tjera
-
Britania heq kufizimet për linjat ajrore pakistaneze pas pesë vitesh ndalim
Britania ka hequr ndalimin pesëvjeçar për linjat ajrore pakistaneze, duke u l...
-
Deklarata e Trump dhe konfirmimi i Osmanit se Serbia ka kërcënuar, gjermanët thonë se s’janë në dijeni
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshka...
-
Gashi (PDK): Qeveria në detyrë po rrezikon organizimin e zgjedhjeve lokale
Ilir Gashi, anëtari i PDK-së në KQZ, ka thënë se Qeveria në detyrë nuk ka dhë...
-
OSBE i reagon Qeverisë: Respektimi i vendimeve të Gjykatave është thelbësor për ruajtjen e ndarjes së pushteteve
Misioni i OSBE-së përmes një reagimi në faqen zyrtare kanë thënë se e nënvizo...
-
Rohde i reagon Qeverisë: Sulme të papranueshme – Gjëja e fundit që i nevojitet këtij vendi në këtë situatë të vështirë politike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet plotësi...
-
Abdixhiku pret deputetë të Bundestagut, LDK jep detaje nga takimi
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim deputetët e Bundestagu...
-
Reagon edhe Vetëvendosje: Gjykata Speciale po prodhon padrejtësi, jo drejtësi – është moment reflektimi
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale ...
-
Sindikata i drejtohet Avokatit të Popullit për policët e ndaluar në rastin e Agon Zejnullahut
Sindikata e Policisë së Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit, Naim Q...
-
Reagimi i qeverisë pas vendimit të Supremes, Orav: Ndërhyrjet politike në gjyqësor – të papranueshme
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se ndërhyrjet politike n...
-
Publikoi videon duke ndotur ambientin, gjobitet Tik Tokeri Kozak Braçi
Tik Tokeri i njohur Kozak Braci është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra nga...
-
Vdekja e 25 vjeçarit në Prishtinë, autoambulanca merr flakë në vendngjarje
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, ku një i ri 25-v...
-
Dakaj reagon pas vendimit të Speciales: Krerët e UÇK-së po bëjnë betejën e fundit me Serbinë, aktakuzat u hartuan nga ta – heshtja është tradhti
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit të Gjykatës ...