Lajme

Lajçak vazhdon takimet me shtetet që s’e njohin Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 25 January 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar dje një takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

Ky takim pason pas një sërë takimesh të tjera në dy ditët e fundit me vendet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovën.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Grammatan ka diskutuar rreth përpjekjeve të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.

Një ditë më parë, Lajçak bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.

Kjo nismë e emisarit të BE-së erdhi pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera