Sport

Ky është kundërshtari i Interi në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 13 January 2021

Interi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi në vazhdime dy herë nga 15 minuta e ka mposhtur në udhëtim Fiorentinen me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, kurse në vazhdime ‘Zikaltërit’ triumfuan falë golit të realizuar nga sulmuesi belg, Romelu Lukaku, në minutën e 119’ të ndeshjes.

Golin tjetër për skuadrën e drejtuar nga trajneri italian, Antoni Conte, e shënoi Arturo Vidal, në minutën e 40’, kurse për vendasit golin e vetëm e realizoii Cristian Kouame në minutën e 57’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Interi në çerekfinale të Kupës së Italisë do të takohet me Milanin, që mbrëmë eliminoi Torinon pas ekzekutimit të penalltive./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera