Lajme

Kurti takon shefen e USAID-it, shpall ankandin për energji solare

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 12 May 2023

Në Kosovë po qëndron zyrtarja e lartë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Powwer.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot presin Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, raporton RTKlive.

“Së bashku, shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW”, njofton Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Ndryshe drejtoresha e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, ka thënë se mesazhi kryesor i presidentit Joe Biden është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera