Kurti rendit tri arsye për anëtarësimin e Kosovës në BE

Autori: Gazeta inFokus
22:21 | 12 December 2022
Kryeministri Albin Kurti ka diskutuar me deputetë të Parlamentit Evropian, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Sipas RTK’së, Kosova zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim më 15 dhjetor.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka treguar se Kurti ka renditur tri arsyet kryesore të aplikimit.
“Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri. Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës.
“Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haki Abazi, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon dhe nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Zeljana Zovko”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.
Njoftimi i plotë:
Me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një lidhje direkte iu adresua deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët po merrnin pjesë në diskutimin e organizuar nga deputeti Mandl me temë “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Si do të jetë një sukses për të gjithë Evropën”.
Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që aplikon për anëtarësim, u shpreh kryeministri Kurti, para se të rendiste disa nga arsyet kryesore të aplikimit e të cilat përputhen edhe me vet titullin e diskutimit.
Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri.
Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit.
Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti.
Ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Mandl për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe në të njëjtën kohë falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës.
Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haki Abazi, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon dhe nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Zeljana Zovko.

Të tjera
-
Vetëvendosje zgjedh Faton Pecin kandidat për kryetar të Mitrovicës
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që Faton Peci të jetë kandidati i saj për kr...
-
Të shtëna në një shkollë në Graz të Austrisë, së paku pesë të vra*rë
Së paku pesë persona raportohet të jenë vrarë nga të shtënat në një shkollë n...
-
Pamje magjike në Vlorë – delfinët ‘vallëzojnë’ mes valëve
Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjiri...
-
Begaj mbërrin në Prizren për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur në Kosovë. Ai udhëtoi dre...
-
Abdixhiku ngushëllon familjen Bukoshi: Figura e tij do të mbetet përherë pjesë e pandashme e historisë sonë shtetformuese
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëll...
-
Hoti i pikëlluar pas vdekjes së Bukoshit
Deputeti i betuar I LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur i pikëlluar pas vdek...
-
“Një mjek me vizion dhe burrë shteti me përkushtim të pashoq” – Osmani ngushëllon familjen Bukoshi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarj...
-
26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
Sot mbushen 26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Ish-Jugosllavi...
-
Haradinaj bën thirrje: Mos udhëtoni në Serbi – rrezik për pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë...
-
Shkruan Mero Baze: Bujar Bukoshi – doktori që mori në dorë fatin e Kosovës
Shkruan: Mero Baze Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta sot në mëngjes, pas ...
-
12 tetori i zgjedhjeve, partitë nisin përgatitjet – kush janë kandidatët për kryetarë komunash që u zyrtarizuan deri më tani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor ...
-
Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ai që është
Në kuadër të Zyrës për Qeverisje të Mirë, u hap ceremonia e Javës së Krenaris...