BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 05 December 2024
BKT Kosova është nderuar për herë të katërt me çmimin prestigjioz “Banka e Vitit 2024 në Kosovë” nga revista prestigjioze financiare ndërkombëtare The Banker.
BKT Kosova ka vazhduar ta përforcoj pozicionin e saj si një nga institucionet lidere financiare në tregun finaciar të Kosovës. Rritja dhe inovacioni i vazhdueshëm, përkushtimi ndaj transformimit digjital, shërbimet e përsosura ndaj klientit si dhe praktikat e qëndrueshme bankare, kanë nxitur suksesin e saj i cili rezultoi edhe në arritjet e vlerësimeve më të larta.
Z. Suat Bakkal, Drejtor Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi i BKT Kosova, shprehu nderimin e tij për këtë çmim: “Jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi shpallur “Banka e Vitit 2024 në Kosovë” nga The Banker në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Çmimet Banka e Vitit”. Ky vlerësim pasqyron përkushtimin tonë për të tejkaluar kufijtë e bankingut përmes inovacionit dhe shërbimeve të shkëlqyera ndaj klientëve. Gjatë viteve të fundit, kemi punuar me përkushtim për të rafinuar strategjitë tona, për t’iu përgjigjur nevojave në zhvillim të klientëve tanë, andaj ky çmim është një konfirmim i suksesit tonë.
“Me fokus të lartë në transformimin digjital dhe rritjen e qëndrueshme, kemi vendosur prioritet zhvillimin e zgjidhjeve digjitale dhe përqafimin e praktikave bankare miqësore ndaj mjedisit. Zhvillimet e fundit në produktet dhe shërbimet e bankës si dhe në përvojën e klientit janë krijuar për të ofruar shërbime më të shpejta, më të përshtatshme dhe më miqësore ndaj mjedisit. Ndërsa vazhdojmë të përshtatemi me objektivat e zhvillimit në vend, mbetemi të përkushtuar për të formësuar të ardhmen e bankingut për klientët dhe komunitetin tonë.”
“The Banker vlerëson përkushtimin e vazhdueshëm të BKT Kosova për të përmirësuar tutje shërbimet e saj digjitale dhe për të ofruar në vazhdimësi shërbime sa më të mira për klientët e saj, gjithmonë duke investuar në zhvillime të reja të cilat ndikojnë drejt një ekonomie më të gjelbër,” tha Silvia Pavoni, kryeredaktore e The Banker.
Ky çmim nga The Banker thekson rolin e vazhdueshëm të BKT Kosova si një partner strategjik bankar në tregjet financiare vendore dhe ndërkombëtare, duke përmirësuar vazhdimisht shërbimet për individët, korporatat, SME-të dhe ndërmarrjet e vogla.
Të tjera
-
Dervishaj: Edhe Likoci mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj kandidati me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës ka nd...
-
Premtimi i madh i Bedri Hamzës: Kosovën dhe Shqiprinë do t’i lidhim edhe me Hekurudhën e Kombit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar projektet e tij ...
-
KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja
Më 25 janar, do të përfundojë afati për organizatat jo-qeveritare...
-
Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe në tubimet politike
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ...
-
Haradinaj pritet në Legjionin amerikan
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka vazhduar vizitën në S...
-
OKB: Rreth një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor
Të paktën një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë urgjente për mbështetje për s...
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrạhu gruan, prindërit e saj dhe tezen
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte...
-
Për një ditë mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mba...
-
Serbia sot në grevë të përgjithshme
Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë parala...