Lajme

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 10 June 2025

Një incident ka ndodhur sot paradite në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë momentit të arrestimit të tij.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj zyrtarëve gjatë ndërhyrjes së tyre zyrtare. Për pasojë, disa nga zyrtarët kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera