Lajme

Kurti pranoi propozimin e BE-së, reagon Çitaku: Po mendon për veten dhe për Bislimin

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 06 February 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti se Kosova ka pranuar propozimin e BE-së.

Ajo në një postim në fcebook ka thënë se Kosova mund ta pranoj marrëveshjen vetëm pas votimit në Kuvend dhe ka kërkuar nga Kurti që në Kuvend të sqaroj se ajo marrëveshje a përmban njohjen reciproke dhe se a do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Ne e kemi pranuar propozimin paska thënë Kryeministri. Ne, ndoshta po mendon për veten dhe për Bislimin.
Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament.
Ndërkohë, Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarojë:
1) A e përmbanë marrëveshja njohjen reciproke;
2) A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit;
Për 6 kushtet e trumpetuara në Kuvend më mirë nuk po flas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera