Lajme

Kurti njofton se edhe dy zyrtarë të lartë policorë u shkarkuan për rastin e 11-vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 02 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për rastin e 11-vjeçares, që u dhunua nga pesë persona.

Në lidhje me këtë rast ka dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti dhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Kurti bëri me dije se janë bërë edhe dy shkarkime. I pari i qeverisë potencoi se është shkarkuar Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

-Advertisement-

“Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. E Drejtori i Përgjithshëm ka ofruar dorëheqje”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera