Sport

Kur do të marrë pjesë Kosova në Botëror?

Autori: Blerona Januzi 16:32 | 18 June 2018

Ëndrra e kosovarëve për të marrë pjesë në kualifikme të turneut më të madh të futbollit duket se do të bëhet realitet. Kështu të paktën thonë trajnerët dhe lojtarët kosovar.

Ardhjet e reja në përfaqësuese si duket kanë ngjallur besimin, se një ditë do të jenë pjesë e një ngjarje të madhe, siç është Kampionati Evropian apo edhe Botërori.

Munishi: Kemi gjasa të kualifikohemi në kampionatin e ardhshëm botëror

-Advertisement-

Trajnerët e klubeve të ndryshme besojnë se në kampionatin tjetër Kosova do të jetë në mesin e ekipeve te kualifikuara.

“Në kampionatin e ardhshëm botëror kemi gjasa mu kualifiku, duke e marrë parasysh kualitetin dhe moshën e lojtarve që kemi. Nëse e marim parasysh zhvillimin e natyrshëm të lojtarëve tanë mas 2 vjete do të jenë shumë më të mirë më të pjekur dhe krejt natyrshëm më ambicioz”, thotë plotë shpresë  njëri ndër trajnerët më të mirë vendës, Ismet Munishi.

Sipas Munishit me këta lojtarë Kosova ka një të ardhme të ndritur.

Besimin se djelmoshat kosovar do ta përfaqësojnë shtetin në kualifikime për një kohë të shkurtër e ka edhe Bybyl Sokoli, shkruan Gazeta Fokus.

Ai shpreson se ky do jetë kampionati i fundit pa lojtarët e Kosovës.

“Shpresoj se Kosova me ketë 8 vjeqar në dy edicione të ardhshme do te jetë pjesmarrse në evenimente Evropiane dhe Botërore”, ka thënë Sokoli.

Më skeptik duket trajneri Afrim Tovërlani.

Ai thotë për Gazetën Fokus se duhet disa vite për të arritur në kualifikime pasi që lojatrët duhet të fitojnë më shum përvojë.

“Janë disa faktor që mund të jenë të rëndesishëm. E para përvoja qe eshte e domosdoshme ne kualifikime. Ardhja e futbollistëve tjerë për të rritur konkurencën dhe kundërshtarët që do jenë në grupe me ne”, ka thënë Toverlani.

Broja: Brenda pak viteve do të jemi në Botëror

Që ka lojtarë me kualitet dhe të gatshëm për të vazhduar në kualifikime e thotë edhe reprezentuesi I Kosovës, Rron Broja, i cili beson në bashkëlojtarët e tij.

“Brenda pak viteve do të arrijmë  që të kualifikohemi në botëror apo europian pasi besoj shumë në kualitetin e lojtarëve”, ka thënë Broja për Gazetën Fokus.

Kosova që nga viti 2016 është e pranuar në UEFA dhe FIFA, ndërkaq në  renditjen e fundit të FIFA-s, është radhitur në vendin e 141.

Kampionati Botëror “Rusi 2018” ka filluar po asnjëra nga kombëtaret tona Kosova dhe Shqipëria nuk ka arritur të kualifikohet për të vazhduar më tutje.

Ndërsa Kampionati Botëror i radhës, do të mbahet në Katar në vitin 2022./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera