Këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 20 June 2024
Temperatura të larta janë shënuar gjatë këtyre ditëve, e si pasojë duhet të tregohet një kujdes i veçantë.
Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:
-Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;
– Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelta;
– Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;
– Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;
-Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familijar ose në qendrën më të afërt emergjente;
-Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjtë dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;
-Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;
-Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;
-Aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit të mbahet, ndërsa ecja e vazhdueshme të bëhet në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje.
-Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.
Të tjera
-
Selmanaj: Prokuroria duhet të hetojë AKI-në, jo gazetarët
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar nga Pr...
-
Quni tha se ka interesim të deputetëve të VV’së t’i bashkohen LDK’së, Basha: Të shkojnë, por se shohin kurrë më ulësen e Kuvendit
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur lidhur me ...
-
“Ultimatumi” i SBAShK-ut: Para shtesë e kontratë kolektive, ose grevë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës, ka nisur të marrë firmat e anëtarë...
-
Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për 12 vendimet të cilat i ka...
-
Sụlmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë – terrorizmi dhe dhuna s’kanë vend
Pasditen e sotme, në Ankara të Turqisë është raportuar për një sulm, të cilin...
-
Sveçla takohet me dy ministrat turq, e dënon “sulmin terrorist” në Ankara
Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takime të ndara nga Ministri i Brends...
-
Gjykata merr vendim për Ilir Metën
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë vend...
-
Moti për nesër: Intervale më të gjata me diell dhe mjegull në mëngjes
Mendimi për motin – 23.10.2024 Intervale më të gjata me diell do të ketë d...
-
Armend Zemaj paralajmëron publikimin e një “skandali të qeverisë” që ndërlidhet me barnat esenciale – “Kanë marrë 20-30 milionë euro të buxhetit të barnave”
Ish-ministri i Shëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka ngritur ...
-
Kuvendi nesër mbanë seancë të jashtëzakonshme për keqmenaxhimin në KEK
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit pa...
-
Konfirmohet nisja e hetimeve ndaj Kajtazit dhe Mehmetajt
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime penale ndaj dy gazetarëve V...
-
Miratimi i “Agjendës së Reformave”, Kosova ‘kushtëzohet’ me progres në disa fusha që përfitojë 820 milionët e ‘Planit të Rritjes’ së BE-së
Sot në Komisionin Evropia u aprovua “Agjenda e Reformave” si një hap kyq për ...