Lajme

Krasniqi krenohet me bashkëshorten pasi u shpërblye me çmimin “Pjetër Bogdani”

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 14 March 2023

Meliza Krasniqi, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot u shpërblye me Çmimin Kombëtar “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit 2022, për veprën “Arti i fiksionit” të autorit David Lodge.

Kryetari i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, tha se ndihet krenar për bashkëshorten e vet.

“Profesioniste e përkushtuar, nënë shembullore dhe bashkëshorte përkrahëse – kjo është Meliza.  Krenohem me ty!”, shkroi Krasniqi në Facebook, krahas fotografisë së bashkëshortes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera