Sport

Kosova U21 përfundon kualifikueset për evropian

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 16 October 2018

Kosova U21 është mposhtur nga Izraeli me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro U21.

Skuadra e drejtuar nga Prekazi nuk arriti të nxjerr rezultat pozitiv nga kjo ndeshje që do t’i jepte shpresa për kualifikim.

Golat për vendasit i shënuan dy Ghanem (10’ dhe 45+2’) dhe një nga Meir.

-Advertisement-

Me këtë humbje, Kosova përfundon në vendin e pestë në tabelë me 12 pikë, 3 pikë më pak se Irlanda në vendin e dytë. Gjermania është e para në grup me 23 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera