Lajme

Konjufca në stilin e Esat Baushtellës: Mos u merakosni për këtë punë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 09 February 2023

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca rikthehet me batutat e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kësaj radhe ka rënë në nivelin e fenomenit të TikTok’ut, Esat Baushtellës duke përdorur shprehjen e tij të famshme “Mos u merakos për këtë punë”.

Teksa, deputeti i LDK’së Armend Zemaj i thoshte Konjufcës se po bëhet presion ndaj deputetëve, Konjufca në arsyetim e sipër, me shkas e përdori fjalinë e famshme në rrjetin social Tiktok.

-Advertisement-

“Mos u merakos ti për këtë punë” i tha Konjufca deputetit Zemaj derisa po e arsyetonte procedurën e votimit.

“Ky z. Zemaj nuk është kurfarë presioni. Këtu kemi me votu tri herë ndaç me ditë, dhe herën e parë e krytëm tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu n’rregull jem” pas kësaj fjalie deputetët filluan të qeshin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera