Lajme

Konjufca: Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 06 February 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka ngushëlluar Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi qindra viktima e dëme të pallogaritshme materiale.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i pikëlluar thellë për përmasat tragjike të tërmetit, i cili goditi Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.

“I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit. Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme. Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera