Lajme

Konfiskohet një veturë e vjedhur në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 02 June 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë të mërkurën është ndaluar një veturë e tipit Land Rover e cila vinte nga Shqipëria, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se pas kontrollit ne “vijë të dytë”, vetura ka rezultuar të jetë e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri dhe më pas konfiskuar.

“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri”, thuhet në komunikatën e policisë.

-Advertisement-

Gjithashtu, është bërë e ditur se veturën ishte duke e drejtuar një shtetas i Shqipërisë më inicialet B.K.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera