Sport

Konfirmohet kundërshtari i ardhshëm i Joshua (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 15 May 2017

Anthony Joshua do të takohet sërish me Wladimir Klitschkon në muajin tetor të këtij viti.

Kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joashua dëshiron rematch me boksierin ukrainas Wladimir Klitschko, të cilin e rrahu javë më parë.

Sipas promotorit, Eddie Hearn, Joshua është gati të takohet sërish me Klitschkon dhe kjo mund të ndodh me 28 tetor në Principality Stadium.

-Advertisement-

“Besoj se Klitschko dëshiron një rematch dhe ne jemi duke kërkuar datën”, tha fillimisht promoteri Hearn.

“Principality Stadium nuk është i lirë në nëntor, kështu që 28 tetori është i lirë. Ne nuk duam në dhjetor, pasi është shumë larg”.

Kujtojmë se kundërshtarët tjerë me të cilët mund të takohet Joshua janë edhe Pulev dhe Deontay Wilder.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera