Fokus

Komuna e Gjilanit blen autoambulancë afro 60 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 16 September 2024

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratën për blerjen e një autoambulance për nevojat e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Sipas kontratës me titulin “Furnizim me Autoambulancë” kjo veturë buxhetit të komunës i ka kushtuar 59 mijë e 491 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Automjeti është blerë nga kompania ES Industry Sh.p.k, me drejtor Elod Siqanin.

-Advertisement-

Përveç blerjes kjo kompani do të kujdeset edhe për rregullimin dhe servisimin e automjetit me kohëzgjatje deri në 2 vite.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera