Sport

Klodian Duro: I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 24 November 2020

Drita ka barazuar me Feronikelin 1-1 në ndeshjen që u zhvillua me herët në kuadër të javës së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin për Niklin e shënoj Mendurim Hoti në minutën e 40-të, duke e quar skuadrën e tij në epërsi.

Ky nuk ishte goli i vetëm i shënuar nga djemtë e Duros, pasi në minutën e 74-të Simonovski realizoi golin e epërsisë, i cili u anulua nga gjyqtarët.

-Advertisement-

Pas kësaj përballje ka folur trajneri i klubit nga Drenasi, Klodian Duro, i cili ka uruar Dritën për fitoren.

Bemë një super paraqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër. Unë e di që Drita është kampione dhe ka dëshirë të shpallet kampione, por sot e kuptoi që ka një skuadër përballe si Feronikeli, e cila është super kampione.

I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush. Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashtë lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë” ka deklaruar Duro për Art Sport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera