Lajme

KFOR pranon kërkesën e Agjencisë Pyjore të Kosovës për realizimin e fluturimeve të ulëta

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 13 May 2023

Pas kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës, KFOR-i ka autorizuar fluturimin e avionëve privatë që nga data 15 maj do kryejnë fluturime në lartësi të ulëta me synim vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit.

“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturime nga vendi në vend për fluturime komerciale.  Hapësira ajrore e poshtme mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit paraprak të komandantit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

KFOR thekson se mbetet i përkushtuar për sigurimin e mjedisit të sigurt për të gjitha komunitetet

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera