Lajme

Këtë të enjte dhe të premte enventi më i madh në Prishtinë për qytetarinë aktive

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 14 June 2022

Të enjten dhe të premten në sheshin “Zahir Pajaziti”, mbahet eventi ku mund të mësoni përmes aktiviteteve të ndryshme më shumë për punën e Organizatave të shoqërisë Civile në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu bën me dije Bashki Evropian në Kosovë me anë të një postimi, ku fton të gjithë ata që duan të dinë më shumë për qytetarinë aktive dhe se si të bëhen qytetar aktiv.

Ky është njoftimi i plotë i Bashkimit Evropian në Kosovë:

-Advertisement-

“Sa dini për qytetarinë aktive?

Të enjten dhe të premten, bashkohuni me ne në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe mësoni më shumë përmes aktiviteteve të ndryshme për punën që bëjnë Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë 🇽🇰 në nxitjen e angazhimit qytetar 🗣️, dhe për mënyrat se si mund të merrni pjesë dhe të bëheni qytetar aktiv ✊!

ℹ️ Për më shumë shikoni detajet dhe axhendën e plotë 👉 https://bit.ly/3Odij19”, thuhet në postimin e Bashkimit evropian në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera