Sport

Këta janë dy kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 23:26 | 19 November 2018

Kosova tashmë e ka të qartë se nëse arrin të kualifikohet në Play – Offin e Ligës së Kombeve, mund të takohet në gjysmëfinale me Gjeorgjinë ose Maqedoninë, shkruan Gazeta inFokus.

Nëse Kosova e mposht të martën Azerbajxhnin, do të luajë si mysafire e Maqedonisë, ndërkaq nëse barazon, takohet me Gjeorgjinë, po ashtu si mysafire.

E sigurt është se kosovarët nuk do të luajnë në “Fadil Vokrri”, pasi Gjeorgjia dhe Maqedonia e kanë siguruar terrenin e ekipeve vendase për shkak të renditjes që kanë pasur në grupet e tyre të Ligës D.

-Advertisement-

Përballjet e Play – Offit do të zhvillohen me vetëm një ndeshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera