Lajme

Kërkesa e Sveçlës, “qesharake” për Agim Veliun: Çka ka lidhje lufta në Ukrainë me dokumente të Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 09 January 2023

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka quajtur “qesharake” kërkesën e ministrit Xhelal Sveçla ndaj Gjermanisë, që t’i lejohet hyrja qytetarëve me pasaporta të skaduara.

Veliu në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se kjo do të ishte e justifikueshme po të ndodhte në fillim të mandatit, derisa ka pyetur se çfarë lidhje mund të ketë lufta në Ukrianë, me dokumentet e udhëtimit të Kosovës.

“Do të ishte e justifikueshme po të ndodhte në fillim të mandatit, ditët e para që e merr njeriu detyrën dhe është një kohë e arsyeshme derisa të zhvillohen procedura, por pas dy vite qeverisjeje, qytetarët e Republikës mos të kenë mundësi të pajisen me dokumente udhëtimi dhe me dokumente të tjera personale është e pajustifikueshme. Bile është shumë qesharake, konflikti në Ukrainë?

-Advertisement-

Çfarë ka lidhje konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë?” – tha ai.

Madje, sipas Veliut, një kërkesë e tillë mund t’ia dëmtojë imazhin vendit, derisa e quajti edhe “kërkesë fëmijërore”.

“Kjo kërkesë është shumë qesharake për mua, t’i bëhet kërkesë një vendi që të pranohen dokumentet e skaduara, nuk e di kujt i hyn në punë një dokument i skaduar, sepse kusht për udhëtim qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë edhe vizën. Vizat nuk vendosen në pasaporta që nuk kanë afat. Ata njerëz që janë të pajisur me viza ata duhet ta kenë edhe vlefshmërinë e dokumentit, ndryshe nuk mund të pajisjet me vizë sepse është kusht. Kjo është një kërkesë fëmijërore, qesharake, që sigurisht e prish imazhin e Kosovës, institucioneve, ashtu siç duhet me qenë.” – tha Veliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera