Gërvalla takohet me O’Brien, flasin për raportet Kosovë-SHBA, synimet euro-atlantike e sigurinë
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 25 May 2024
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se përgjatë qëndrimit në SHBA është takuar edhe me Ndihmës sekretarin e Shtetit, James O’Brien.
Gërvalla ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për raportin Kosovë-SHBA, forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.
Gjithashtu kryediplomatja kosovare ka thënë se me O’Brien kanë folur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon dhe për zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.
“Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prita në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla.
Të tjera
-
Ndërmarrja “Trepça” paditë një punëtor, thotë se kishte marrë pagë pa punuar
Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi për kompensim të dëmit nga...
-
Pse u takua ministri Arben Vitia me politikanin Aleksandar Arsenijeviq?
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë ulur në një kafene me politi...
-
Kurti viziton për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta të Havës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të k...
-
Kurti bënë homazhe te varri i heroit Dr. Lec Lecit, në 26-vjetorin e rënies
Pas aktiviteteve në shënim të përvjetorit të rënies së heroit, Rreshter Afrim...
-
Prishtina Parking me risi, tabelat dixhitale do t’i tregojnë vendet e lira për parkim të veturës
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar për risinë e fundit në Pri...
-
Bislimi për Bunjakun: Veprës së tij, i jemi mirënjohës përherë si komb, do ta nderojmë për jetë e mot
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kujtuar rreshterin Afrim Bu...
-
Vajza 6-vjeçare mbijetoi tri ditë e humbur në një pyll kanadez, momenti i ribashkimit me mamanë e saj
Një nënë dhe një vajzë janë ribashkuar – ku nuk kanë munguar as lotët – pasi ...
-
Trefishoi shpejtësinë, gjobitet shoferi në Viti me 400 euro
Policia në Viti ka gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe masën e përkohsh...
-
Në radhë për bukë e karburant! Libanezët largohen nga shtëpitë e tyre, trafik i rënduar në qytete
Libanezët kanë pritur në radhë në furrat e bukës dhe pikat e karburanteve, pë...
-
79-vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H...
-
Partitë kanë 102 ditë të apikojnë për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periud...
-
Njëvjetori i vrạsjes së Afrim Bunjakut, Kearns: Radoiçiq dhe përgjegjësit e sulmit në veri të përballen me drejtësinë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka përkujtuar njëvjetorin e vrasjes së Af...