Lajme

Ana Bërnabiq me letër propaga*ndistike kundër avancimit të Kosovës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 25 May 2024

Kosova do të jetë në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do të mblidhet që nga sot në Sofje të Bullgarisë.

Për avancimin e Kuvendit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate, kundër është shprehur Serbia.

Kryetarja e kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq ka dërguar një letër ankese krerëve të të gjithë delegacioneve të anëtarëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

-Advertisement-

Siç shkruan Tanjug në letrën e Bërnabiqit, shkruhet se avancimi i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s nga anëtar vëzhguese në anëtar të asociuar të kësaj organizate “do të ishte një shpërblim për dhunën kundër serbëve”.

“Serbia shpreh kundërshtimin e saj të fortë ndaj mundësisë që Kuvendit të Kosovës t’i jepet statusi i një anëtari të asociuar, ndërsa ne përgjithësisht mirëpresim përpjekjet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të përmirësuar dialogun, për t’i forcuar partneritetet dhe për të rritur numrin e partnerëve me të cilët bashkëpunon. Megjithatë, dëshiroj të kujtoj se kjo është një çështje veçanërisht delikate që kërkon një shqyrtim shumë të kujdesshëm, duke pasur parasysh pasojat e mundshme negative politike dhe të sigurisë më gjerësisht”, thuhet në letër.

Në letër, ndër tjerash, Bërnabiq u ankua se serbët në Kosovë po diskriminohen.

Sipas saj, kushtet në Kosovë kanë rezultuar në largimin e më shumë se 15 për qind të popullsisë serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera