Lajme

Aksident mes tre kamionëve që bartnin mish në Gjermani, rruga mbushet me mish derri

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 25 May 2024

Të premtën rreth orës 18:00 në Gjermani, më saktë pranë kufirit shtetëror Mecklenburg-Pomerania tre kamionë janë përplasur mes vete.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi njëri nga kamionët e kompanisë së njëjtë pati problem më gomën, duke u ndalur kështu për parkim.

Shoferi i kamionit të tretë nuk e vuri re situatën dhe u përplas me dy kamionët e ndalur.

-Advertisement-

Siç njofton policia gjermane për Bild, përcjell Klankosova.tv, përplasja ka shkaktuar rrjedhje të naftës dhe gjysmërimorkio ka shpërthyer në flakë.

Derisa, bëhet e ditur se shoferët shpëtuan, anipse me lëndime trupore.

Nga pamjet shihet se rruga ku ishin përplasur kamionët ishte e mbushur me mish derri.

Flakët dalin nga kabina e kamionitPas përplasjes me tre kamionë, rruga e mbyllur ishte e mbushur me mish derri të ngarkuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera