Lajme

Fushtica: Shumë shpejt pritet funksionalizimi i Policisë së kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 25 May 2024

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka njoftuar se policia e kryeqytetit shumë shpejtë pritet të funksionalizohet.

Për Ekonomia Online, Fushtica theksoi se janë në fazën e bashkëpunimit më Policinë e Kosovës për të gjetur një ndërtesë ku do të vendohet drejtoria e policisë së kryeqytetit.

“Policia e Kryeqytetit është drejtori e Policisë së kryeqytetit është krijuar në kuadër të Policës së Kosovës, jemi në fazën e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës që të gjejmë një ndërtesë ku do të vendoset drejtoria e policisë së kryeqytetit dhe shumë shpejt të funksionalizohet dhe të ketë ndërtesën e saj dhe t’i ketë të gjitha struktura që janë të aprovuara nga Ministria Punëve Brendshme”, ka thënë Fushtica.

-Advertisement-

Fushtica bëri të ditur poashtu se janë duke nërmarrë të gjitha veprimet që kur të ka të reshura sikurse ato në fillim të javës të intervenojnë në kohë për riparimin e dëmeve.

“Kemi pasur episode të motit ekstrem posaçërisht në fillim të javës, do të thotë të hënën dhe të martën dhe si pasojë e kësaj kemi bërë intervenimin në kryeqytet si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut në kohë të shkurtër. Por duhet të kemi parasysh edhe infrastrukturën që është duke u përmirësuar dhe si e tillë ne jemi të gjitha ekipet e kujdestarisë që kemi pasur me brigadën profesionale të zjarrfikësve, me kompanitë e kontraktura nga drejtori për Siguri dhe Emergjenca për rastin e intervenimeve në rast emergjente dhe policia e Kosovës dhe ekipet tjera. Kemi intervenuar dhe kemi sanuar të gjitha dëmet në një afat shumë të shkurtër kohor”, tha ai për Ekonomia Online.

Tutje, ai tha se po vëzhgojnë të situatën dhe janë në gatishmëri për të intervenuar në raste të fatkeqësive.

“Ne jemi në vëzhgim të situatës sa i përket të reshurave dhe fatkeqësive tjera natyrore që mund të ndodhin ditëve apo javëve në vijim. Dihet që edhe vitin e kaluar kemi pasur një situatë të tillë dhe jemi duke e përcjell, duke marrë të gjitha masat që të minimizojmë dëmet, sepse ne nuk mund t’i parandalojmë fatkeqësitë natyrore, për fat të keq nuk mund ta ndalim shiun, nuk mund ta ndalim breshrin, por t’i minimizojmë,  t’i kem planet efektive në vend”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera