Fun & Video

Kërcënohet me vrasje sepse urinoi mbi flamurin amerikan (Video/Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 06 July 2017

Një grua, e cila e ka shpërndarë një video në të cilën shihet duke urinuar mbi flamurin amerikan, ka kërkuar që njerëzit të mos e sulmojnë më familjen e saj, duke thënë se ata nuk i përkrahin veprimet e saj.

Emily Lance ka marrë miliona kërcënime me vrasje dhe përdhunim në internet pasi e ka postuar atë videon në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, transmeton Express.

Llogaria e saj në Facebook nuk ekziston më, por ajo ka thënë se edhe babai dhe vendi i punës i saj janë sulmuar online.

-Advertisement-

Përdhunimi i flamurit amerikan nuk është i jashtëligjshëm për shkak të ligjeve të forta të lirisë së shprehjes.

Në video, Lance shihet duke qëndruar mbi tualet në të cilin është i hedhur një flamur amerikan, dhe duke urinuar mbi të me ndihmën e një mjeti që u lejon grave të urinojnë duke qëndruar në këmbë.

Ajo e ka përshkruar kështu videon: “Të q***** nacionalizmin. Të q****** shtetin. Të q***** flamurin budalla.”/Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera