Lajme

KBR: Lëvizje e lirë dhe njohje e diplomave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 21 October 2022

Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan të premten një marrëveshje që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve dhe njohjen reciproke të diplomave universitare.

Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu:

“Studentët tani duhet të paguajnë 300 deri në 500 euro vetëm për të njohur diplomat. Me këtë marrëveshje, kjo kosto do të jetë zero,” tha Bregu përpara një takimi të zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock.

-Advertisement-

Bregu tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor –Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina – do të bien dakord gjithashtu për lëvizjen e lirë të njerëzve pa karta identiteti.

“Kjo do të thotë se muri i fundit i regjimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, do të zhduket”, tha Bregu, e cila drejton prej vitit 2019, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, që promovon integrimin evropian të rajonit./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera