Kamerat trupore “syri i tretë” i policëve, identifikojnë çdo shkelje në trafik
Autori: Elvira Haxhiu 21:09 | 11 August 2023
Po bëhen gati për të dalë në trafik.
E përveç pajisjeve të zakonshme që i’u nevojiten, tash e tutje policët e Kosovës do të kenë edhe kamera të vendosura në trup.
Kamera këto që do të evidentojnë të gjitha shkeljet dhe kundërvajtjet e qytetarëve.
Miftar Musliu, rreshter policor i njësitit të trafikut në Fushë Kosovë, shpjegon se si funksionojnë këto kamera.
Policët që mbajnë këto kamera identifikohen përmes QR kodeve të veçantë për secilin, për të vazhduar më pas punën në terren.
Gjithashtu, Musliu tregon se sa e kanë lehtësuar punën e tyre këto kamera.
E gjatë patrullimit në destinacionin e caktuar, kamerat e trupit, do të regjistrojnë çdo veprim dhe rrethanë në teren, duke mundësuar kështu transparencë për secilin rast.
Kështu ndodhi edhe me një kundërvajtës, i cili në zonën ku ishte paraparë të vozitej deri në 80 km në orë, arriti shpejtësinë 160 kilometra në orë.
Për këtë shkelje të rregullave në trafik, policët u përkujdesën që qytetarit t’i shqiptohet gjoba në bazë të ligjit.
E vendosjen e kamerave në trupin e policëve e mirëpritën edhe qytetarët.
Këto 250 kamera trupore dhe 113 të tjera për vetura janë donacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Ndiqeni videon:
Të tjera
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Vdes një person pas një vetëaksidenti në Qungur të Pejës
Një person ka vdekur si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Qungur të Pejës...