Fokus

Limaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk bëhet pyetja pse na nuk ‘guxojmë’ me pi kafe në Serbi, por pse ju shkoni kaq lehtë e pse hasmi ju do kaq shumë

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 02 February 2025

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj i pyetur se pse partia në pushtet po e përdor aq shumë flamurin kombëtar në fushatë ka dhënë një përgjigje interesante.

Sipas Limajt, njerëzit në nënvetëdije duan të promovojnë atë që nuk e posedojnë e që LVV-së i mungon pikërisht patriotizmi.

“Njerëzit që ju gënjejnë në ndërgjegjen e tyre në nënkoshiencën e tyre shumë flasin për sinqeritetin në tavolinë, sepse iu mungon sinqeriteti. Gënjeshtari në tavolinë disa herë ta përmend sinqeritetin sepse në koshiencën e ij i mungon sinqeriteti. Ai që ka deficite atdhetare ose që s’është patriot, ai ka nevojë për patriotizëm nga do që të sillet me demonstru patriotizmin. I padijshmi në tavolinë  e ku do mundohet me të tregu që din mundohet me tu imponu me sforcim”, ka thënë ai.

-Advertisement-

I ftuar në Podcast me Shkelzen Dakaj që është prodhim i Gazetës Infokus, Limaj ka thënë që është i lumtur që atë nuk e do Serbia dhe nuk mundet të kalojë e as nuk dëshiron të kalojë nëpër shtetin me të cilin ka hasmëri.

“Dhe këtë që po e shohim ne, këta kanë deficit në të gjithë këto gjëra. Mfal pse duhna unë me ardh me të tregu ty a e du vendin tem a jo? Unë me ardh me flamur me të tregu me një shenjë këtu a e du Kosovën dhe Shqiptarinë a? Dhe tash pse unë se kam qit e ti e ke qit flamurin kombëtar ti po e don më shumë së unë Kosovën a? Unë nuk guxoj me shku nëpër Serbi dhe ndihna krenar që hasmi s’më do. S’ka gja ma mirë se mos me të dashtë hasmi. Unë nuk shkoj nëpër Serbi sepse edhe Serbia e di pse unë nuk shkoj edhe unë e di pse nuk shkoj. Tash nuk na don neve Serbia se ne i kemi bërë sherr Serbisë”. Është deklaruar i pari i Nismës.

Limaj i është kundërpërgjigjur pushtetit e edhe ka hedhur dyshime mbi “miqësinë” e tyre me Serbinë duke thënë se pyetjet duhet të bëhen se “pse po e do Serbia këtë pushtet” dhe jo pse Fatmir Limaj nuk kalon e nuk shkon të pijë kafe në Serbi.

Madje ai ka shtuar LVV-ja shkojnë “të lahen” jo vetëm në Ujman por edhe në Danub madje priten edhe me dreka e darka, shkruan Gazeta Infokus.

“Ata ka disa prej tyre që shkojnë mu la edhe në Danub. Këta shkojnë lahen në Danub e kur të dalin prej aty edhe drekë ju qesin, ka plot prej tyre (flet për LVV-në). Plot prej tyre nuk munden me shku mu la vetëm në Ujman por edhe në Danub edhe në Savë kush nuk i kqyr as nuk interesohet sepse s’ka telashe Serbia me ata. Ne jemi hasmuar me atë vend jo për qejfin tonë, por kemi dashtë ta shlirojmë vendin tonë. Natyrisht që ata nuk na dojnë neve. Po disa pyetje duhet me u bë ndryshe o djem, pse të don ty hasmi? Pse mundesh me shku me pi kafe ti midis Beogradit e mos me i bë përshtypje hasmit, kjo është pyetja që duhet të bëhet. Jo me  bë pyetja a guxon ti me shku. Jo, unë nuk shkoj nëpër Serbi sepse mes meje dhe Serbisë ka gjak. Se na kemi shenja të plagës nga ai pushtet nga ai shtet, familjarë e miq e shokë, bashkëashtdhetarëve këtu që jetojnë, unë personalisht kam lplagë prej tyre”, përfundon Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera