Sport

Juventusi dhe Manchester Unitedi gati për një shkëmbim të mundshëm mes Ronaldos dhe Pogbas

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 11 December 2020

Juventusi dhe Manchester Unitedi po mendojnë një shkëmbim të mundshëm mes Cristiano Ronaldos dhe Paul Pogbas, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka zbuluar gazetari i ‘Indepedent’, Miguel Delaney, i cili ka thënë se ky shkëmbim mes Ronaldos dhe Pogbas do të ishte një zgjidhje e mirë.

“Duke biseduar me njerëzit gjatë javës sepse kam bërë diçka në lidhje me situatën e Paul Pogbas, e cila është e lidhur me Ronaldon dhe faktin që Juventus mund të jetë në të vërtetë i interesuar për një shkëmbim.”

-Advertisement-

“Nuk është e pamundur. E lidhur me të gjitha ishte pikëpamja se përfundimisht, Juventusi po përpiqet të instalojë këtë ide kolektive të futbollit”, ka thënë fillimisht Delaney.

Tutje ai ka shtuar se Ronaldo nuk përshtatet me mënyrën dhe qasjen kolektive në Torino.

“Ata e provuan atë me Maurizio Sarrin, tani ata po përpiqen ta bëjnë atë me Andrea Pirlon, por kjo është pothuajse e pamundur të bëhet ndërsa Ronaldo është atje, sepse mënyra se si ai luan, ai thjesht nuk përshtatet me atë qasje kolektive”, ka përfunduar gazetari i ‘Indepedent’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera