Sport

Juventus pa yllin e madh të sulmit kundër Lazios

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 25 August 2018

Juventus do të bëjë ndryshime në formacion ndaj Lazios.

Paulo Dybala do të jetë rezervist te Juventus për ndeshjen ndaj Lazios në xhiron e dytë në Serie A.

Trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur të mos e inkuadrojë sulmuesin argjentinas nga minuta e parë për ballafaqimin e parë të sezonit në Allianz Stadium.

-Advertisement-

Partner i sulmit për Cristiano Ronaldon do të jetë Mario Mandzukic dhe jo Dybala, shkruan e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Dybala nuk pati paraqitje pozitive në fitoren e vështirë 3:2 ndaj Chievos në xhiron e parë në Serie A.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera