Rozë

Ja e vërteta mes Encës dhe reperit…

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 19 June 2017

Reperi Rabit Hysenaj nga grupi Albanian Outlawz ka qenë i përfolur gjatë ditës se djeshme në media, për arsye aludimi të një lidhje të mundshme të tij me këngëtarën e famshme shqiptare Encën.

Ende pa marrë konfirmimin e reperit lidhur me këtë çështje, të gjitha gazetat dhe portalet ‘shpërthyen’ si vullkan për të transmetuar lajmin e njejtë, i cili në fakt del të jetë i pavërtetë.

Rabiti ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaq pikërisht këtë lajm në një prej portaleve në Kosovë ku e demanton kategorikisht duke përdorur edhe sarkazëm i cili tha: “Portalë të martojnë e ti se din hiq,Encen e kam dosticën më të mirë të estrades shqiptare asgjë më shum”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera