Iniciativat serbe në veri kërkojnë që Serbia t’i ndajë 2 milionë euro për gjobat e targave
Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 30 October 2022
Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe ajo e Zubin Potokut kanë sugjeruar që Qeveria e Serbisë t’i paguajë gjobat për targat për qytetarët serbë.
Ata kërkuan që të anulohet vendimi i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për gjobitje të atyre që nuk i ndërrojnë targat në RKS.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për rrezikun që pronarët e rreth 9000 automjeteve me targa të përmendura fillimisht të gjobiten, e më pas t’u konfiskohen automjetet. Në asnjë rrethanë nuk e mbështesim vendimin e rafinuar estetikisht të Qeverisë së Kosovës, sepse ai nuk jep zgjidhje thelbësore dhe paraqet një shtrëngim gradual të lakut në qafën e qytetarëve serbë. Kërkojmë që masa e përmendur të anulohet menjëherë dhe qytetarët të lejohen të lëvizin lirshëm pavarësisht targave që kanë! Në rast të shqiptimit të gjobave masive ndaj pronarëve të targave serbe, sugjerojmë që Qeveria e Republikës së Serbisë t’i mbulojë të gjitha shpenzimet që rezultojnë, sepse ishte qeveria ajo që u pajtua që të ndalojë lëshimin e targave për qytetet e Kosovës në vitin 2016, që i jep më shumë argument Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas tyre, Qeveria e Serbisë mund t’i ndajë 2 milionë euro për pagesën e gjobave.
“Nga 750 milionë euro – që i merr çdo vit Qeveria e Serbisë në Kosovë – deri në dy milionë mund të ndahen për pagesën e të gjitha gjobave”, transmeton Klankosova.tv
Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe ajo e Zubin Potokut patën kritika edhe ndaj Listës
Serbe, duke thënë se ajo insiston në destabilizim të situatës, në vend të zgjidhjes.
“Lista Serbe insiston në jostabilitet, në vend të zgjidhjeve, duke i dhënë ende legjitimitet partnerëve të koalicionit në qeverinë e Albin Kurtit. Do të ishte më mirë që ata të luftonin kur të largoheshin nga institucionet e Kosovës – siç kanë premtuar shumë herë! Nëse do të ngrihen sërish barrikada, i bëjmë thirrje liderëve të Listës Serbe që të mos fshihen pas popullit, siç kanë bërë deri më tani”
Për të gjetur një rrugëdalje nga kriza, Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe Iniciativa Qytetare Zubin Potok kërkojnë që marrëveshjet për lirinë e lëvizjes rishikohet urgjentisht dhe të fillojnë bisedimet e reja për çështjen e targave.
Të tjera
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...
-
Miratohet në Komision drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Bislimi: Disa shtete kanë kërkuar heqje graduale të masave
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se dy-tri vende të Bashkimit Eur...
-
CMG: Si të ruhet tendenca pozitive e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Australi?
Nënshkrimi i disa memorandumesh bashkëpunimi për dialogun strategjik ekonomik...
-
Gooooool! Qazim Laçi shënon për Shqipërinë!
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar gol ndaj Kroacis...
-
Shqipëria në paraqitjen e dytë në Euro
Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Shqipërisë në Euro, të dyja në tre turnetë...
-
Ndërpritet seanca ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve
Për shkak se mbrojtja nuk u pajisë me kopje të fjalës përfundimtare të prokur...
-
Pamje spektakolare, Hamburgu bëhet i gjithi kuq e zi nga shqiptarët para ndeshjes Shqipëri – Kroaci
Qyteti i Hamburgut në Gjermani sot u shndërrua në dy ngjyrat e flamurit shqip...
-
Bislimi: Masat i kanë bërë dëme vendit, por ia ka vlejtur moslëshimi pe për sovranitetin në veri
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi, ka t...
-
Temperaturat e larta, alivanoset një qytetar në Podujevë
Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta q...