Lajme

I vrau pesë fëmijët e saj, historia e gruas nga Belgjika që u mbyt sot me eutanazi

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 03 March 2023

Një grua nga Belgjika, e cila ishte dënuar për vrasjen e pesë fëmijve të saj, është mbytur me vdekje të asistuar 16 viteve pasi i vrau fëmijët.

Genevieve Lhermitte e kishte vrarë djalin e saj dhe katër vajëzat, të moshes nga 3 deri në 14-vjeçare, në vitin 2007 në qytetin Nivelles, raporton BBC, transmeton Nacionale.

Ajo tentoi të vriste veten, por dështoi, dhe përfundoi duke i thirur për ndihmë ekipet e emergjencës” , shkruan BBC.

-Advertisement-

56-vjeçarja ishte dënuar me dënim të përjetshëm në vitin 2008, para se të dërgohej në spital psikiatrik në vitin 2019.

Ndryshe, ligjet në Belgjikë lejojnë procedurën e eutanizimit, nëse personat në fjalë janë duke vuajtur nga vuajtje të padurueshme psikike e fizike, të cilat nuk mund të shërohen.

Psikologia Emilie Maroit deklaroi për kanalin RTL-TVI se Lhermitte ka mundësi që ka zgjedhur datën 28 shkurt për të vdekur, si një “gjest simbolik në respekt për fëmijët e saj”.

“Mund të ketë qenë edhe që ajo të përfundojë atë që filloi, sepse në thelb ajo donte t’i jepte fund jetës së saj kur i vrau (fëmijët v.j.).”, tha psikologia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera