Sport

I fitoi të gjitha ndeshjet miqësore, Bledi Shkëmbi nesër do ta ketë testin e parë zyrtar me ekipin e Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 08 February 2021

Klubi i Ballkanit më të përfunduar stinori pranveror mori vendim që të bëjë ndryshime në shtabin teknik, shkruan Gazeta inFokus.

Kryetari i klubit nga Suhareka, Arsim Kabashi, i njohur ndryshe edhe si ‘Cima’ vendosi ta largoj nga detyra e trajnerit, Ismet Munishin, i cili drejtonte skuadrën për afro dy vite.

Pas shkarkimi të teknikut prishtinas, Kabashi, emëroi trajner të ri, Bledi Shkëmbin nga Shqipëria.

-Advertisement-

‘Portokallinjtë’ fazën përgatitore në Durrës dhe në Antalia të Turqisë i kryen nën udhëheqjen e Shkëmbit, i cili mori timonin e Ballkanit nga pozita e dytë në tabelë, me tri pikë me pak se Drita kryesuese.

Gjatë përgatitjeve për stinorin pranveror skuadra e Ballkanit zhvilloi gjashtë ndeshje miqësore, një në Shqipëri, katra në Turqi dhe të fundit në shtëpi.

Nga gjashtë takimet kontrolluese, ekipi i Bledi Shkëmbi regjistroi gjashtë fitore.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, people playing sports dhe bar

Testin e parë zyrtar me ekipin e Ballkanit, trajneri nga Shqipëria do ta ketë nesër në Podujevë.

Kundërshtari i parë i Shkëmbit është skuadra e Llapit, që drejtohet nga trajneri, Tahir Batatina.

Kjo sfidë do të zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Ndeshja do të luhet nga ora 13:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ pa praninë e shikuesve për shkak të masave anti-Covid.

Më poshtë keni rezultate në gjashtë takimet miqësore të luajtura nga skuadra e Ballkanit nën drejtimin e  trajneri të ri, Bledi Shkëmbit.

Ballkani 4-1 KF Turbina

Jagiellonia 1-2 Ballkani

Ballkani 3-0 CSKA Moscow U-21

Ballkani 2-1 Vorskla Poltava

Ballkani 3-1 PFC Montana

Ballkani 3-2 Malisheva./Gazeta inFokus/

May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera