Lajme

Haradinaj në Suharekë për ta shënuar Festari-n, qytetarët atje i quan punëtorë e bujar

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 24 September 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Suharekën ku ka marrë pjesë në vjeljen e rrushit.

Haradinaj ka qenë në këtë vizitë së bashku me kryetarin Bali Muharremaj të cilin e ka vlerësuar si shembullor e qytetarët e Suharekës si njerëz bujarë dhe punëtorë.

Tutje, ai ka thënë se kjo traditë e Suharkës ka depërtuar në tregun global.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Në Suharekën e njerëzve punëtorë e bujarë, u bashkova me kryetarin shembullor Bali Muharremaj, për të shënuar Festari-n. Një ndjenjë e veçantë që isha pjesë e gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit.

Tradita mijëvjeçare e Suharekës, tashmë ka depërtuar në tregjet globale me verërat e saj cilësore, që Kosovës i japin impuls të rritjes ekonomike dhe e bëjnë pjesë të guidave turistike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera