Lajme

Agjencia France Presse: Në Kosovë ka rënie të popullësisë nga 1.8 në 1.5 milionë banorë

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 25 May 2024

Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës.  në raportin e tyre thuhet se popullsia në Kosovë ka rënë nga 1.8 milionë banorë në 1.5 milionë banorë sipas të dhënave preliminare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Numërimi i regjistrimit është çështje delikate në shumë vende të Ballkanit, ku rënia e niveleve të lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike zvogëlojnë përpjekjet për të siguruar shifra të sakta të popullsisë”, thuhet në raportin e AFP-së.

Ata kanë përmendur edhe një deklaratë të drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati të dhënë sot para mediave e ku tha se sipas rezultateve të para, Kosova ka mbi 1.5 milionë banorë.

-Advertisement-

Vendi kishte rreth 2.2 milionë banorë në vitin 2010, por ka pasur një dalje masive për të kërkuar punë jashtë vendit, kryesisht në shtetet e Bashkimit Evropian./Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera