Lajme

“Miqësi e përjetshme”, “Të rritim bashkëpunimin”, krejt çka tha Osmani pasi takoi zëvendëspresidenten Harris dhe këshilltarin Sullivan

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 17 June 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër dje e pardje, ka takuar dy zyrtarë tejet të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zëvendëspresidenten Kamala Harris,  Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe ambasadorin Michael Carpenter-Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

Pas takimit që zhvilloi të shtunën me zëvendëspresidenten Harris, presidentja Osmani tha se asaj i përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme.

“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.  I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka shkruar ajo në Facebook.

-Advertisement-

Kurse pas takimit që zhvilloi sot me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, Osmani tha se kanë biseduar për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë. ”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera