Sport

Halilovic-Milan, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 24 August 2018

Milani nuk do ta shes Alen Halilovicin, por mund ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së tij në janar.

Halilovic është përfolur me një largim nga Milani ende pa e bërë paraqitjen zyrtare me klubin italian.

22-vjeçari është ftuar nga Gattuso për ndeshjen kundër Napolit në kuadër të Serie A-së e cila do të zhvillohet të shtunën, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Milanin në këtë stinor pasi u anulua ndeshja e parë kundër Genoas për shkak të tragjedisë së shembjes së urës në qytetin e Genoas.

Ish-lojtari i Barcelonës, erdhi nga Hamburgi gjatë kësaj vere, ku ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, mirëpo konkurrenca e madhe në skuadrën italiane mund ta shtyjë atë që të largohet nga “San Siro”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera