Lajme

Haki Abazi për takimin Kurti-Vuçiq: Ka ardhë puna, hyp se të vrava’ zbrit se të vrava

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 27 February 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kërkuar unitet në raport me dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, në takimin e sotëm që do të e bëjë me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, do të jetë në pozicionin “Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”.

“Kur nuk bie borë siç e do dimri, bie lloq- ama lloq! Nesër na ka ardhë puna, “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”, por para Serbisë ka vetem një zgjidhje: Unitet!”, ka shkruar Abazi.

-Advertisement-

Ndryshe sot Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel edhe me ndërmjetësimin e Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera