Sport

Grumbullohet Kombëtarja U-19 dhe mbanë stërvitjen e parë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 27 June 2018

Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin evropian, Kombëtarja U-19 ka nisur sot grumbullimin 4 ditorë  të radhës në stadiumin e KF”2 Korriku” në Prishtinë, shkruan GazetaFokus.

Përzgjedhësi i Kombëtares Ramiz Krasniqi ka ftuar 28 futbollistë, vendor për të parë gjendjen reale të këtyre djemve. Ky është grumbullimi i tretë i Kombëtares nga ku përzgjedhësi Krasniqi, do të përpiqet të gjejë grupin më të mirë të futbollistëve të cilët, në tetor do të kenë ndeshjet para kualifikuese në tetor dhe që do të zhvillohen në Hungari.

LEXO EDHE: Maradona në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet me urgjencë në spital (Video)

-Advertisement-

Me këtë rast përzgjedhësi Ramiz Krasniqi është shprehur:” Kësaj radhe kemi grumbulluar një numër të konsiderueshëm të futbollistëve duke shfrytëzuar edhe pushimet e disa djemve që luajnë nëpër klubet evropiane , me të cilët do të punojmë këto 4 ditë për ta bërë përzgjedhjen e duhur që të përgatitemi sa më mirë që është e mundur për Kampionatin evropian. Do të kemi edhe dy ndeshje kontrolluese që janë të mirëseardhura për neve. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe me grupin tjetër në një kohë tjetër dhe shpresojmë që deri në tetor të kemi edhe ndonjë ndeshje miqësore kontrolluese.

Ne besojmë e shpresojmë se nga Turneu para kualifikues që do të mbahet në Hungari të luftojmë për elitë round e pse jo edhe të shkojmë më tutje. Kemi një potencial të mirë, por nevojitet shumë punë e përkushtim i të gjithëve. Unë shpresojë dhe besojë në përkrahjen e të gjithëve për të arritur rezultat sa më pozitiv. Kombëtaren U-19 e vizitoi dhe i përshëndeti zv. ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Rexhep Mazrreku, duke ju dëshiruar punë e suksese.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera