Sport

Griezmann refuzon t’i presë flokët edhe pse fansat po e kritikojnë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 24 November 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Antoione Griezmann, ka treguar se nuk do t’i presë flokët, ani pse kritikat për pamjen e tij nuk kanë të ndalur, shkruan Gazeta inFokus.

Që nga ardhja në Barcelonë, nga Atletico Madrid, francezi nuk i ka përmbushur pritshmëritë që tifozët kishin për të.

E për këtë arsye ata kanë filluar ta kritikojnë për flokët e gjata, madje duke i konsideruar ato si një arsye që ai nuk po kalon në formën e mirë që ata kishin pritur.

-Advertisement-

29 vjeçari ka deklaruar ka nuk e ka ndërmend t’i shkurtoj flokët, madje edhe nëse klubi i Barcelonës do ta kërkonte një gjë të tillë.

“Do t’i mbaj flokët e gjata edhe nëse ma kërkojnë që t’i shkurtoj. Fëmijët dhe gruaja ime duan që t’i mbaj. Që nga ardhja ime te Barcelona, nuk kam folur. Kam thënë se dua të flas vetëm në fushë, jo në publik.

Kam marrë komente të ndryshme dhe tash mendoj se është tepruar. Mendoj se është koha që t’i them gjërat si duhet”, është shprehur Griezmann për Universo Valdano./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera