Lajme

Greva shton lëndët e urbanizmit në Prishtinë, s’mund të kryhen para 2023-ës

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 15 October 2022

Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë pritet që gjatë këtyre muajve të ketë mjaft punë.

Shumë dokumente duhen shqyrtuar nga kjo drejtori, pasi ato janë grumbulluar gjatë muajit shtator, kur administrata ishte në grevë, e me to s’u mor kush.

Megjithatë, drejtori Arbër Sadiku, pranoi se pas rikthimit të punës nga ana e zyrtarëve gjegjës, një shtytje e madhe iu është bërë lëndëve që kanë qenë në proces pak para grevës, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Zyrtarët përkatës që duhet të trajtojnë këto lëndë në komunë janë të paktë.

Në Drejtori të Urbanizmit thonë se punët në këtë sektor i zvarrit shumë edhe moskompletimi i lëndëve, pasi kanë nevoja të shumta për plotësim, dhe të njëjtat do të përfundonin me kohë në rast se do të ishin të kompletuara.

Megjithatë, e pranojnë se kanë nevojë për shtim stafi, pasi puna pas orari e zyrtarëve aktual nuk shihet si opsion.

Mirëpo, në Shoqatën e Ndërtimtarëve thonë se arsyetimi i zyrtarëve komunal për mungesë stafi, është bërë rutinë për ta, pasi për leje u duhet të presin deri në 6 muaj.

E në komunë thanë që lëndët e sivjetme, s’mund të kryhen brenda këtij vitit kurrsesi, ato do të shqyrtohen edhe gjatë 2023-ës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera